Ministri Hoxhaj kërkon përkrahjen
e vendeve të BE-së për MSA-në

Ministri Hoxhaj kërkon përkrahjen<br />e vendeve të BE-së për MSA-në
PRISHTINE - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Prishtinë, në kuadër të konsultimeve politike në konkludimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).
 
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj i njoftoi ambasadorët për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, sapo bën të ditur MPJ kosovare në njoftimin e dërguar.
 
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane, duke theksuar edhe fokusimin e diplomacisë kosovare në agjendën multilaterale.
 
Gjatë takimit, u konfirmua edhe njëherë mbështetja e këtyre vendeve për Kosovën, në procesin e MSA-së.
 
Ministri Hoxhaj theksoi se MSA-ja nuk paraqet vetëm kornizën e bashkëpunimit dhe kontraktualitetit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, por edhe axhendën modernizuese dhe zhvillimore për shoqërinë kosovare.
 
Ministri i Jashtëm i Kosovës, i njoftoi ambasadorët edhe për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në kuadër të përmbushjes së kritereve dhe reformave të cilat pritet të adresohen si dhe dedikimin e MPJ-së në kuadër të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
 
Hoxhaj po ashtu shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e shumanshme që këto shtete po japin në vazhdimësi për Republikën e Kosovës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit