Ministri Hoxhaj, vendos hapjen e
ambasadës kosovare në Kanada

Ministri Hoxhaj, vendos hapjen e<br />ambasadës kosovare në Kanada
PRISHTINE - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vendosur për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kanada, njoftojnë mediat kosovare.

Sipas tyre në njoftimin e MPJ-së bëhet e ditur se kërkesa e shefit të diplomacisë kosovare, Hoxhaj për hapje të ambasadës i është dorëzuar Presidentes Jahjaga për dekretim dhe së shpejti Kosovës do t’i shtohet edhe një ambasadë në shërbimin e jashtëm.

Lajmi për hapjen e ambasadës vjen vetëm dy javë pas deklaratës së Hoxhajt për hapjen e ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe konsullatave në Milano dhe Mynih.

Iniciativa më e fundit e Hoxhajt dhe Ministrisë së Jashtme është rezultat i rekomandimeve të Konferencës së Dytë të Ambasadorëve për të rikonfiguruar shtrirjen e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës nëpër botë.

Deri më tani, Kosova numëron 25 ambasada nëpër botë dhe 20 konsullata.


Redakisa Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)