- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, lufta kundër krimit të organizuar, parandalimi dhe luftimi i terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.
Me këtë rast, ministri Hyseni falënderoi Wieland për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian po i ofron Kosovës, në veçanti në rrugën e saj në procesin e integrimit evropian.
Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Wieland, vlerësoi progresin në Kosovë dhe ka ofruar vazhdimin e përkrahjes në lidhje me agjendën evropiane të Kosovës.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për proceset e tjera aktuale që po ndodhin në Republikën e Kosovës
/Shqiptarja.com