Ministri i Brendshëm i Kosovës konfirmon mbylljen e tre komunave paralele serbe: Koha e paligjshmërisë ka përfunduar

Ministri i Brendshëm i Kosovës konfirmon mbylljen e tre komunave paralele serbe: Koha e paligjshmërisë ka përfunduar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se autoritetet më 2 shkurt kanë mbyllur tre komuna paralele serbe në Pejë, Istog dhe Klinë.

Përmes një postimi në rrjete sociale Sveçla ka shkruar se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Në aksionin e mbylljes së një komune ilegale serbe në Pejë morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Adminstrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

“Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës”, shton ai.

“Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar në fund ministri Sveçla.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit