Ministri i Brendshëm i Merkel: Me këtë grua s’mund të punohet

Ministri i Brendshëm i Merkel: Me këtë grua s’mund të punohet

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Ministri i Brendshëm i qeverisë Merkel, ka thënë se me kancelaren gjermane s’mund të punohet. Ministri Horst Seehofer, i njohur për kundërshtitë e tij në lidhje me emigrantët, kërkon që Gjermania të mbyllë kufijtë dhe emigrantët të kthehen menjëherë në ato vende ku janë regjistruar për herë të parë.

Presioni mbi kancelaren gjermane është rritur, aq sa Seehofer thotë se nuk ka për të pritur më.

Gazeta "Welt am Sonntag", raporton se ministri është shprehur në një takim se: "me këtë grua unë nuk mund të punoj më".

Ministri kërkon vënien në punë të këtij plani ose shkarkimin. Merkel duhet të përgjigjet brenda këtyre ditëve. Nëse Merkel nuk pranon kushtet e Seehofer për refugjatët atëherë koalicioni qeverisës CDU-CSU mund të prishet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen