‘Tempulli’/ Policia shqiptare aksion për kapjen e ‘më të kërkuarve’, takimeme Europol e Interpol! Balla: Hetimi më i suksesshëm i uniformave blu

Policia e Tiranës duhet të fillojë arrestimin një e nga një të personave që ndodhen në listën e të shumëkërkuarve të cilët kanë arritur ti shpëtojnë drejtësisë prej vitesh pavarësisht krimeve të rënda që kanë kryer.

"Kemi tashmë një listë prioritetesh ose siç i themi ‘më të kërkuarit', për të cilët mezi pres që ajo listë të çmontohet një e nga një duke bashkëvepruar këtu jo vetëm brenda për brenda hapësirës sonë me të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, por do të rrisim bashkëpunimin me Europolin dhe me Interpolin. Shumë shpejt do të jemi në selinë qendrore të Interpolit, pikërisht për të hapur një kapitull të ri dhe për të identifikuar të gjithë të kërkuarit shqiptarë nëpër botë”.- tha ministri Balla.

Këtë kërkesë ministri i Brendshëm Balla e bëri gjatë takimit me strukturat e Policisë së Tiranës, pas operacionit kombëtar “Tempulli” i cili çoi në pranga 233 shpërndarës droge në disa qarqe si dhe bëri të mundur goditjen e 23 grupeve kriminale.

"Ky operacion ka shënuar një prej momenteve me të suksesshme të punës hetimore të strukturave të policisë”.- vijoi Balla.

Kreu i ministrisë së Brendshme nënvizoi se operacionet e policisë dhe paketa e perimetrit të sigurisë në shkolla deri në 50 metra nga institucionet arsimore, do të ofrojnë më shumë siguri për qytetarët.

 “E ndërsa bëhet pak më shumë se një javë nga fillimi i vitit shkollor, ku prezantuam Paketën e Sigurisë në shkolla, e cila ka në themelin e vet krijimin e një perimetri sigurie përreth shkollave, policia po godet ashpër me të gjithë forcën e ligjit, çdo lloj veprimtarie antiligjore dhe kriminale”.- tha Balla.

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe kryepolici i Tiranës tonin Vocaj vlerësuan njësinë antidrogë të Tiranës, si një nga strukturat elitë në vend.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 20/09/2023 10:15

    Pune shume e madhe nga policia e shtetit por keni len dhe shume spacator te tjere qe jan strukur per momentin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja