Ministri i Bujqësisë z.Bledi Çuçi ishte sot në Lushnje për të inspektuar punimet për rehabilitimin e kanaleve vaditëse Murriz-Thanës-Krutje (V1 & V2), një investim ky i Bankës Botërore me vlerë rreth 3.4 milionë dollarë. Ai shoqërohej nga zv.Kryeministri, Erion Braçe dhe njëherazi deputeti i asaj zone. Gjatë bisedës me përfaqësues të kompanisë kineze që po kryen punimet dhe të firmës mbikëqyrëse, ministri Çuçi kërkoi që investimi të përfundojë në kohë, në mënyrë që fermerët e asaj zone të kenë ujë për të vaditur tokat e tyre gjatë verës.
‘Ka kaluar më shumë se gjysma e kohës sipas kontratës dhe është realizuar rreth 17% e punimeve. Ju duhet të shtoni kapacitetet me mjete dhe njerëz, si dhe të rishikoni grafikun e kryerjes së punimeve. Investimi duhet të përfundojë në muajin maj. Deri atëhere unë do të jem sërish këtu për të parë ecurinë e punës dhe nuk do të tolerohen vonesat’, u tha ministri Çuçi drejtuesve të punimeve në kantier.
Rehabilitimimi i kanaleve vaditëse V1 & V2 ka nisur në muajin tetor të vitit 2018. Punimet duhet të përfundojnë brenda 8 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Janë rreth 4 mijë e 300 hektarë tokë bujqësore në zonën e Myzeqesë që vaditen prej këtyre kanaleve, të cilat furnizohen nga rezervuari i Thanës, i cili është një prej më të mëdhenjve në Shqipëri dhe madje në rajon. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me mbështetjen e partnerëve, do të vijojë investimet në skemat e ujitjes në të gjithë vendin, për t’u krijuar fermerëve të gjitha lehtësitë që ata duhet te kenë për të ushtruar aktivitetin bujqësor.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
VIDEO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor, 18:00
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor, 17:11
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor, 13:29
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor, 16:37
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor, 13:55
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor, 16:54
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor, 13:43
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor, 16:57