Plani 6 mld euro, Ministri i Ekonomisë: Moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE

Plani 6 mld euro, Ministri i Ekonomisë: Moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe ka reaguar në lidhje me miratimin e marrëveshjes së përkohshme që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

‘Lajm emocionues! Hapa të mëdhenj përpara në angazhimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor!

Presidenca e Këshillit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë miratuar marrëveshjen e përkohshme, që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor! Ky vendim shënon një moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE. Marrëveshja parashikon një investim prej 6 miliardë eurosh nga BE, që do të nxisë rritjen ekonomike në të gjithë rajonin, për të kapërcyer hendekun në standardet e jetesës midis Ballkanit dhe BE-së.

Por ka edhe më shumë! Premtimi i BE-së për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik dhe mbështetja për forcimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, hap rrugën për perspektivën e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe forcës punëtore, nxitjes së tregut të përbashkët digjital, liberalizimit të transportit dhe integrimit në zinxhirët e furnizimit industrial.

Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të shumë agjencive dhe institucioneve publike. Ata meritojnë mirënjohjen tonë maksimale për realizimin e këtij momenti historik.’- shkruan Gonxhe.


Lajmi kryesor:

PE dhe Këshilli i BE miratojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor! 6 mld euro për vendet e rajonit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës