Ministri i Financave dhe Ekonomisë takim me Misionin e FMN-së: Do të përmirësojmë administrimin e mbledhjes së të ardhurave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë takim me Misionin e FMN-së: Do të përmirësojmë administrimin e mbledhjes së të ardhurave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi sot takimin hapës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të Artikullit 4.

Ministri Mete informoi përfaqësuesit e FMN-së mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale, ndërsa nga shefja e misionit, Anke Weber u prezantuan fushat kryesore ku do të fokusohen përfaqësuesit e FMN gjatë ditëve në vijim në takimet me autoritetet shqiptare.

Mete konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal, përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.

Weber u shpreh se disa prej fushave kryesore ku do të përqendrohet misioni do të jenë analiza dhe perspektiva e treguesve makroekonomikë, fiskalë e financiarë dhe projeksionet për to, reformat strukturore, performanca e vitit 2023, etj.

Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë nga data 17-27 tetor dhe do të zhvillojë një seri takimesh, ndërsa në fund është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori