Gjermani-Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, ka kundërshtuar sërish në mënyrë të prerë, një kërkesë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, për uljen  e borxhi të Greqisë.
 
Schauble është shprehur se kjo kërkesë bie ndesh me Traktatin e Lisbonës, pasi asnjë vend i Bashkimit Monetar nuk është përgjegjës për borxhin e një vendi tjetër.
 
“Nuk mund të vendosim një reduktim të borxhit të një anëtari të monedhës së përbashkët, fakt i përjashtuar nga Traktati i Lisbonës”, është shprehur ai.
 
Ndërkohë ministri gjerman i Financave, ka bërë të ditur se një reduktim i borxhit grek, mund të realizohet vetëm nëse Greqia largohet nga monedha e përbashkët.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com