Ministri i Jashtëm gjerman: Europa
e dobët politikisht, ndikoj kriza

Ministri i Jashtëm gjerman: Europa<br />e dobët politikisht, ndikoj kriza<br>
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka pranuar se balanca e shteteve që dominojnë botën ka ndryshuar, kjo po ndodh për shkak të zhvendosjes së gjeostrategjisë amerikane drejt lindjes së largët.

Gjatë fjalimit në Forumin e Politikës së Jashtme, Gabriel ka shpjeguar se Evropa po dobësohet për shkak të krizës ekonomike që kaloj kjo ndikoj edhe për fuqinë e saj politike.

Ministri gjerman tregoj se krizat e reja që janë krijuar në Lindjen e Mesme dhe në Azi duhen parë me vëmendje, sepse këto mund të përshkallëzohen, dhe kjo nuk mund të menaxhohet vetëm nga BE-ja, por edhe SHBA-ja, ndryshe destabilizohet rajoni.

"Ato shfaqin kërkesat e lidershipit rajonal dhe sovranitetin kombëtar duke marrë parasysh shumë gjëra, si humbjet ekonomike, fyerjet diplomatike, dënimet financiare, sanksionet. Irani, për të kontrolluar vendet fqinje, ose për të vështirësuar kontrollin e vendeve të tjera, po dërgon sasi të madhe burimesh në rajon, pjesërisht milicëve terroristë", tha Gabriel.

Gabriel ngriti shqetësimin se në disa shtete ka lindur dëshira për rikthimin e kufijve të vjetër, duke forcuar nacionalizmin, kjo sipas tij rrezikon sigurinë e Europës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë