Ministri i Jashtëm Hoxhaj: Kosova
anëtarësohet në OKB para vitit 2020

Ministri i Jashtëm Hoxhaj: Kosova<br />anëtarësohet në OKB para vitit 2020
KOSOVË - Ministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka” për pragmatizmin e politikës së jashtme të Kosovës.
 
Shefi i diplomacisë kosovare, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, ka thënë se në këto vitet e fundit, Kosova suksesshëm ka kompensuar mungesën e fuqisë së fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes fuqisë së butë, duke i sjell vendit njohje, anëtarësim në organizata dhe përparim në integrimin në strukturat euro-atlantike.
 
Një pjesë të gjatë të ligjëratës dhe gjatë bashkëbisedimit me studentë dhe profesor, Hoxhaj e ka fokusuar në prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës për vitet e ardhshme, në kuadër të Misionit të Ri.
 
Hoxhaj ka thënë se Kosova do ta ketë prioritet përmbylljen dhe njohjen e plotë ndërkombëtare të saj, përfundimin e punëve të mbetura me Serbinë, sigurimin e njohjeve nga pesëshja evropiane dhe anëtarësimin në OKB.
 
“Kur t’i kemi përfunduar të gjitha punët e mbetura në raport me njohjen, anëtarësimin në organizata dhe në marrëdhënien tonë me Serbinë dhe Evropën Juglindore, synimi i jonë është anëtarësimi në OKB, që do të ndodh deri në vitin 2020. Këtyre ditëve do të paralajmërojmë edhe hapat konkret si e kemi studiuar dhe menduar këtë qasje”, ka thënë Hoxhaj./Kosovapress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike