Ministri i jashtëm i Koresë së
Veriut: Trump ndezi fitilin e luftës

Ministri i jashtëm i Koresë së<br />Veriut: Trump ndezi fitilin e luftës<br>
Presidenti amerikan Donald Trump ‘’ndezi fitilin e luftës’’ kundër Koresë së Veriut. Kështu citohet të ketë thënë, nga agjensia ruse e lajmeve, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut. Deklarata pason javë të tjera përshkallëzimesh të situatës ndërmjet Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas testimeve të njëpasnjëshme të testeve nukleare nga ana e Penianit dhe reagimeve të ashpra të Trump.

Me deklaratën e tij të papërgjegjshme dhe luftëndjellëse në arenën e Kombeve të Bashkuara, Trump e ngacmoi situatën dhe ne duhet ta zgjidhim përfundimisht këtë punë, jo me fjalë, por me zjarrin e armëve, citohet të ketë thënë Ri Yong Ho.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e OKB-së muajin e kaluar, Presidenti amerikan kërcënoi të shkatërronte vendin komunist e u tall me liderin e tij Kim Jong-un, të cilin e quante “njeriu raketë”. Ri, i cili e përshkroi asokohe shefin e Shtëpisë së Bardhë si të luajtur mendsh, pohoi për TASS atë që duket se është bindja e plotë e lidershipit koreano-verior. Vendi i tij po fiton dhe në thelb përbën një kundërpeshë me vlerë ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Amerika, shteti agresor, nuk do të dalë nga e gjithë kjo, e pandëshkuar”, ishte komenti i ministrit. Një ditë më parë, ai shkaktoi sërish polemika me kërcënimin t’i heqë liçensën “NBC Neës” dhe disa rrjeteve të tjera mediatike pas raportimeve të tyre të pafavorshme.

NBC-ja ishte ajo që e ktheu në yll me programin e tij “The Apprentice”, por tani është në shënjestrën e Presidentit pas njoftimit se ai po kërkon të shtojë arsenalin bërthamor të Shteteve të Bashkuara. Trump i cilësoi të tilla raporte “lajme të rreme” dhe “fantazi e pastër”.

NBC-ja e acaroi Shtëpinë e Bardhë edhe javën e kaluar, kur tha se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson e kishte quajtur Trumpin “hajvan”.

Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?