TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkic, viziton Tiranën. Burime zyrtare nga ministria jonë e punëve të jashtme bëjnë të ditur se Mrkic mbërrin në Tiranë rreth orës 14 30 të ditës së hënë, por takime e tij zyrtare nisin mëngjesin e së martës. Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkic do të takohet të martën me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti si dhe me kryeministrin Berisha. 

Në fakt vizitën e tij në Tiranë e ka paralajmëruar vetë ministri i jashtëm serb, i cili për gazetën serbe “Politika” ka theksuar: “Të hënën do të shkoj në Tiranë. Shumë vjet atje nuk ka shkuar ministër serb i Jashtëm. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë” 

Mediat serbe bëjnë të ditur gjithashtu se ministri Ivan Mrkic do të zhvillojë një tur takimesh edhe në disa vende të tjera të rajonit.
(jd/shqiptarja.com)