
"Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin", tha ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly.
Ai akuzoi Iranin për "përhapje të gjakderdhjes" dhe u zotua se do të punojë me aleatët për t'iu kundërvënë Teheranit.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se ka furnizuar Rusinë me dronë, që sipas tyre, Moska i ka përdorur javët e fundit për të kryer sulme në Ukrainë.
"Ky regjim i ka shitur Rusisë dronë që po vrasin civilë në Ukrainë", tha ai më 19 nëntor.
Në fillim të javës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një rrjeti subjektesh dhe individësh që ishin të përfshirë në furnizimin e Rusisë me teknologji ushtarake, të cilat përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës.
Më 5 nëntor, Irani e ka pranuar për herë të parë se i ka dhuruar dronë Rusisë, mirëpo ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë.
Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar tash e disa javë qytetet ukrainase. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Putin vizitë ‘surprizë’ në Kursk, teksa Trump i la ‘topin’ për paqen
13 Mars, 11:01
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Frika dhe urrejtja në Zyrën Ovale
12 Mars, 10:16
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars, 08:47
-
Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë
12 Mars, 08:14
-
Bisedimet SHBA-Ukrainë/ Zelensky pranon armëpushim 30-ditor me Rusinë, Uashingtoni i rikthen ndihmat! Trump: Do të flas me Putinin këtë javë
11 Mars, 15:54
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20