Shkalla e katastrofës në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol, kërkon veprim të menjëhershëm, tha ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në Forumin e Dohas.

"Ju mund ta shihni shumë mirë se Mariupol është një Aleppo i dytë, dhe nëse nuk bëjmë asgjë, do të jetë një faj kolektiv," tha ai, duke iu referuar një qyteti sirian që pa disa nga luftimet më të këqija të luftës brutale civile të vendit, shkruan BBC.

"Mariupoli është në një luftë në të cilën Rusia ka një muaj tashmë që po vepron. Ndoshta nuk ishte parashikuar si një luftë rrethimi, por sot jemi në luftë rrethimi dhe Mariupol është një nga shembujt më të mrekullueshëm. Rrethimet ushtarake janë luftëra të tmerrshme, sepse popullatat civile masakrohen, asgjësohen. Vuajtjet janë të tmerrshme," shtoi më tej ai.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini