Ministri i Jashtëm gjerman: BE të
bëhet më e sigurt nëse do të mbijetojë

Ministri i Jashtëm gjerman: BE të<br />bëhet më e sigurt nëse do të mbijetojë<br>
Sigmar Gabriel, ministri i Jashtëm Gjerman,  në forumin e Politikës së Jashtme në Berlin, deklaroi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “nuk do të jenë kurrë më të njëjta” edhe pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Gabriel paralajmëroi se institucionet si Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara, janë duke rrezikuar të bëhen të parëndësishme.

Ministri i Jashtëm gjerman ofroi një pikëpamje të zymtë për  marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vendin e Gjermanisë në rendin e ri Botëror. Në fjalimin e tij prej 30 minutash,  Gabriel foli për mënyrën se si Perëndimi, liberalizmi dhe institucionet si Kombet e Bashkuara kishin dështuar në misionin e tyre.

Së pari, zëvendës kancelari foli për marrëdhëniet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara nën administrimin e Presidentit Donald Trump.

"Shtetet e Bashkuara nuk e shohin botën si një komunitet global, por si arenë luftarake ku të gjithë duhet të kërkojnë avantazhin e tyre. Gjermania nuk mundet më thjesht të reagojë ndaj politikave të SHBA- së, por duhet të përcaktojë qëndrimin e saj. Edhe kur Trump të largohet nga Shtëpia  e Bardhë, marrëdhëniet me SHBA nuk do të jenë më kurrë të njëjta ", tha Gabrieli.

Një garë  armësh nukleare

"Ndërsa SHBA-ja është tërhequr nga skena ndërkombëtare, askush nuk është kthyer drejt Bashkimin Evropian," tha Gabriel, duke pohuar se blloku nuk qëndronte më për një grup specifik vlerash, si dhe duke akuzuar anëtarët të bllokut se e kanë trajtuar BE- në, “sikur të kishin një të dytë në xhepin e tyre "

"Ne mund të qëndrojmë tani përpara një gare të re të armëve bërthamore në Evropë," tha Gabrieli, përveç rasteve kur vendet evropiane ngriheshin për idealet progresive që ata pretendojnë se përfaqësojnë.

Gabriel gjithashtu deklaroi se edhe Kombet e Bashkuara kanë një dështim të ngjashëm për sa i përket mungesës së qartësisë dhe aftësisë për t’i bërë gjërat.

“Elita liberale perëndimore ka dështuar të kuptojë dëshirën për rregull dhe qartësi”, shtoi ai duke dhënë si shembull konfliktin në Ukrainë, për të cili u shpreh se nuk ka asnjë shenjë zgjidhjeje, ku dhe Kombet e Bashkuara nuk kanë marrë asnjë hap serioz për zgjidhjen e konfliktit. 

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe