Ministri i Jashtëm gjerman Maas: NATO dhe BE duhet të trajtojnë dezinformimin lidhur me COVID-19

 Ministri i Jashtëm gjerman Maas: NATO dhe BE duhet të trajtojnë dezinformimin lidhur me COVID-19

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas

1585848013_maas.jpeg

NATO ka rol të rëndësishëm në trajtimin e dezinformimit rreth pandemisë së koronavirusit, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas para një videokonference me 29 homologët e tij në aleancën trans-Atlantike.

Disa po e shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime propagande, për ta vënë veten në vëmendje”, u shpreh Maas.

Në rastet kur dyshohet se pas një dezinformimi të tillë qëndrojnë shtete, është e përshtatshme që NATO dhe Bashkimi Europian ta kundërshtojnë këtë dhe të sigurojnë që informacioni të jetë i bazuar në fakte dhe jo në lajme të rreme”, shtoi ai.

Maas theksoi se çështja do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të NATO-s, së bashku me mënyrat me anë të së cilave aleanca mund të forcojë më tej përpjekjet për të luftuar virusin.


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite