Ministri i Jashtëm gjerman në Prishtinë, programi i vaksinimit në fokus të bisedimeve

 Ministri i Jashtëm gjerman në Prishtinë, programi i vaksinimit në fokus të bisedimeve

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka mbërritur të enjten në Kosovë dhe përmes një postimi në Twitter ai ka njoftuar se në qendër të bisedimeve do të jetë lufta kundër koronavirusit.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër koronavirusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka thënë ai.

Maas, aktualisht ndodhet në një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe gjatë pasdites do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit në rajonin e Ballkanit,  me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX.

 



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare