Çështja e detit, Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias viziton Tiranën javën e ardhshme
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, do të vijë në një vizitë në Tiranë javën e ardhshme.
Një ndër temat të takimeve që ai do të zhvillojë në vendin tonë janë çështja e kufirit detar dhe negociatat që pritet të nisin mes dy vendeve.
Vetëm pak ditë më parë, Dendias u shpreh për mediat greke se kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.
"Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe EEZ, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët. Është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura" - tha Dendias.
Ndërkohë në një intervistë për mediat greke vetëm pak kohë më parë, kryeministri Rama tha se çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa një marrëveshje midis tyre.
Rama tha se dy shtetet duhet të arrijnë një marrëveshje të mirëbesimit duke ngritur çështjen në një gjykatë ndërkombëtare me një rezultat objektiv dhe të jetojmë drejt të gjithë paqësisht nga atje e tutje.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Tiranë/ Vritet postieri në makinë në Kamëz, dyshohet për hasmëri! Autorët me Porsche të zi, gjendet i djegur me armën e krimit! Targat u vodhën në 2023 (EMRI + VIDEO)
24 Janar, 08:35
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
Miresevjen Niko i denduri, miresevjen ne vendin e te pareve te tu! Ate ligjin e luftes hiqeni para se te niseni...! Edhe hajde me mend ne koke ore...!
PërgjigjuKomenti me i mire qe kam lexuar.Bravo!!
Filloni ma se pari te flitni per Camerine do shiqoni se dote kthehet ne kembe per ne Athine,
Përgjigju