Acancimi i Shqipërisë me hapa të shpejta me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian garantohet se do të vazhdojë edhe 6 muajt e ardhshëm me Presidencën Polake në Bruksel.
Kështu ka deklaruar sot në Tiranë ministri i jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, pas takimit me homologun shqiptar, Igli Hasani.
Të dy ministrat konfirmuan vullnetin për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.
"Diskutova me Ministrin Sikorski për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Vetëm dy ditë më parë, Shqipëria mbajti në Bruksel Konferencën e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, një hap i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit. Ky proces i hapjes së kapitujve është jetik për integrimin dhe hapja e Grup-Kapitullit 6, që lidhet me politikën e jashtme dhe sigurinë, është një gur kilometrik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar",- u shpreh Hasani.
"Dua të përgëzoj Shqipërinë për hapat që ka hedhur në procesin e integrimit së fundmi.Shqipëria ka dëshmuar angazhimin në reforma, sidomos në sundimin e ligjit apo respektimin e të drejave të njeriut. Ne jemi gati për hapa konkretë për t’ju mbështetur në procesin e integrimit”,- theksoi Sikorski.