Ministri i jashtëm holandez Koenders:
Shqipëria të bëjë reformën në drejtësi
Brukseli i kërkon edhe njëherë politikës shqiptare të përfundojë reformën në drejtësi. Ministri i jashtëm holandez, Bert Koenders nga Komisioni i Punëve të Jashtme në PE, ku prezantoi prioritetet e presidencës holandeze, tha se për Shqipërinë kërkohen më shumë reforma në fushën e drejtësisë. Për fat të keq në 6 muajt e ardhshëm që BE do të drejtohet nga Holanda, zgjerimi, nuk është një prioritet.
Brukseli i kërkon edhe njëherë politikës shqiptare të përfundojë reformën në drejtësi. Ministri i jashtëm holandez, Bert Koenders nga Komisioni i Punëve të Jashtme në PE, ku prezantoi prioritetet e presidencës holandeze, tha se për Shqipërinë kërkohen më shumë reforma në fushën e drejtësisë. Për fat të keq në 6 muajt e ardhshëm që BE do të drejtohet nga Holanda, zgjerimi, nuk është një prioritet.
“Konkluzionet e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian të dhjetorit përbëjnë udhëzimet kryesore për Presidencën holandeze lidhur me zgjerimin. Vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian duhet të plotësojnë kriteret. Bashkimi Europian duhet të jetë gati për të pranuar shtete të reja. Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në plotësimin e kritereve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kërkohen më shume përpjekje në reforma. E nevojshme është aprovimi i paketës së reformës së sistemit të drejtësisë", deklaroi shefi i diplomacisë holandeze.
Koenders është ndalur edhe te Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit.
“Sa i përket Kosovës, ne mirëpresim nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shpresojmë ta nxjerrim atë në pranverë, pas miratimit tuaj, ndoshta në janar”, ka thënë Koenders.
Ai po ashtu ka thënë se Serbia ka bërë hapa përpara vitin e kaluar, duke përmendur këtu marrëveshjet e saj me Kosovën, edhe pse situata në Kosovë, sipas tij, aty-këtu është e paqëndrueshme.
“Mali i Zi ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshme në negociatat e tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Koenders.
Po sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina ka mbetur prapa në rrugën e reformave, ndërsa ka shqetësime serioze për situatën e brishtë politike në Maqedoni.
Holanda ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian për gjashtë muaj me datën 1 janar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
CNN: 30 mijë vota të parakohshme do të rinumërohen në Milwaukee
6 Nëntor, 00:25
-
Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit
6 Nëntor, 00:16
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57