Ministri i Jashtëm i Belgjikës ka njoftuar se do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Maxime Prevot thotë se Shqipërinë do e vizitojë një herë tjetër - në kuadër të hapjes së ambasadës në Tiranë.
Prevot thotë gjithashtu se vizita do të zgjasë gjashtë ditë, teksa nënvizon se Ballkanin Perëndimor është strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë.
“Duke filluar sot një vizitë pune 6-ditore në Ballkanin Perëndimor. Do të vizitoj Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Do ta vizitoj Shqipërinë në një fazë të mëvonshme, gjatë një misioni të dedikuar, kur do të kem kënaqësinë të hap Ambasadën tonë në Tiranë. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor është strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor nuk është në pragun e Evropës. Ata janë në Evropë. Siguria e tyre është siguria jonë, stabiliteti i tyre është stabiliteti ynë.
Disa nga këto vende kanë pritur për më shumë se njëzet vjet për t'u bashkuar me BE-në. Prandaj është e rëndësishme të ruhet një perspektivë e besueshme integrimi, por procesi mbetet i bazuar në meritë: ne presim që ata të kenë guximin për të zbatuar reformat e nevojshme, në lidhje me sundimin e ligjit, gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe pajtimin rajonal. Belgjika është dhe do të mbetet një partner i angazhuar në rajon, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Jam këtu për të thelluar partneritetet tona”, shkruan ai në X.
Komente











