Ministri i Jashtëm i Meksikës: Murin
do ta paguajnë vet Amerikanët

Ministri i Jashtëm i Meksikës: Murin<br />do ta paguajnë vet Amerikanët
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Luis Videgaray, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për vendosjen e një takse prej 20% për të gjitha produktet importit nga Meksika.

Videgaray është shprehur se nëse kjo masë aplikohet, do të jenë vet qytetarët amerikan që do të vuajnë pasojat.

Ai ka shtuar që Meksika do të rrisë çmimet e produkteve, duke bërë që të jenë vetë amerikanët ata që do ta paguajnë koston prej disa miliarda dollar të murit.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mund të vendoste një taksë prej 20% për produktet meksikane që SHBA-të importonin, për t’i përdorur të ardhurat ekonomike në ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi