Ministri i Jashtëm i Turqisë: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Uashingtoni po konsideron ekstradimin e një kleriku musliman që Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një grushti ushtarak të dështuar në vitin 2016.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i tha rrjetit televiziv amerikan CNBC se kur presidentët Trump dhe Erdogan u takuan kohët e fundit në samitin e G-20 në Argjentinë, udhëheqësi amerikan tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për ekstradimin e "Fethullah Gulenit" dhe njerëzve të tjerë.

Gulen 77-vjeçar, një aleat i dikurshëm i Erdoganit, ka jetuar në mërgim të vetëvendosur në shtetin lindor të Pensilvanisë për gati dy dekada, por Uashingtoni i është kundërvënë kërkesës së Erdoganit për ta ekstraduar për t'u përballur me akuzat se ai drejtoi përpjekjen e grushtit të shtetit nga përtej Atlantikut./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025