Ministri i Jashtëm maqedonas 
Nikolla Dimitrov vizitë në Tiranë

Ministri i Jashtëm maqedonas <br />Nikolla Dimitrov vizitë në Tiranë
Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikoll Dimitrov, pritet të vizitojë vendin tonë gjatë ditëve në vijim. 

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Jashtme. 

Megjithatë akoma nuk dihet data e takimeve e as nëse në këto takime, Dimitrov do të udhëtojë së bashku me kryeministrin, Zoran Zaev. Gjatë kësaj vizite, Dimitrov pritet të zhvillojë takime me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Në pyetjen se kur Zaev do të vizitojë këto dy vendet fqinje zëdhënësi i ri i Qeverisë, Mile Boshnjakovski me përgjigje:

“Ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë është avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve ndërfqinjësor. Për të gjitha takimet në nivel dypalësh, që janë në fazë të planifikimit do t’iu informojmë kur t’i përcaktojmë datat e sakta”, deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë, njofton Alsat-M.

Gjithashtu, pas Tiranës, Dimitrov pritet të vizitojë edhe Kosovën me ftesë të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj. 

Radaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)

Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)