Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi merr pjesë në takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi merr pjesë në takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën

Në këtë takim të thirrur nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin dhe Shefi i Shtabit të Bashkuar të SHBA-ve, Gjeneral Mark Milley , në selinë e NATO-s në Bruksel, ishin të pranishëm përfaqësues të afro 50 vendeve aleate dhe partnere.

Qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i kërkesave të  Ukrainës për kapacitete ushtarake dhe joushtarake të nevojshme për vijimin e reagimit ndaj sulmit të paprovokuar të Rusisë.  Në diskutimet e përfaqësuesve të lartë të shteteve aleate u konfirmua uniteti në mbështetje të Ukrainës.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi dënoi me forcë të ashtuquajturat referendume ruse për aneksimin e rajoneve të Ukrainës, duke shprehur qëndrimin e Shqipërisë për të mos i njohur kurrë ato. Ministri Peleshi theksoi  se Shqipëria njeh dhe respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ministri Peleshi përmendi kontributin e deritanishëm të qeverisë shqiptare në mbështetje të Ukrainës dhe deklaroi se po punohet për të ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare.

Në këtë takim mori pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjeneral brigade Arben Kingji. Takimi i gjashtë i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën u mbajt para takimit dy ditor të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)