Ministri i Mbrojtjes, Peleshi në Zagreb, pritet nga krerët e shtetit kroat: Krenarë për rrugëtimin e përbashkët në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Peleshi në Zagreb, pritet nga krerët e shtetit kroat: Krenarë për rrugëtimin e përbashkët në NATO

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Zagreb, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić. Qëllimi i vizitës është intesifikimi i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, adresimi i çështjeve aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe iniciativave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Peleshi u shpreh se, “Shqipëria dhe Kroacia janë bashkudhëtare në një nga  rrugëtimet më të rëndësishme, anëtarësimin në NATO e që këtë vit dy vendet shënojnë 15 vjetorin në NATO, duke qenë krenarë për pozicionin tonë në përmbushjen e detyrimeve për paqen dhe sigurinë tonë të përbashkët”.

Më tej Ministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Kroacisë, për rolin e saj  të rëndësishëm në Ballkan, për mbështetjen e pakushëzuar që i ofron vendeve të rajonit në të gjitha proceset integruese euro-atlantike, duke theksuar këtu dhe kontributin e saj për një rajon të sigurtë, pa konflikte dhe në paqe.

Ministri vlerësoi qasjen e vazhdueshme pozitive të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë ndaj Kosovës, si një mbështetëse e saj në perspektivën europiane, në anëtarësimin në të gjitha iniciativat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat Kosova ka kapacitetet për të kontribuar dhe për të luajtur një rol të rëndësishëm.

Peleshi njohu homulogun e tij kroat me angazhimet për vitin 20024, një vit shumë impenjativ për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi mirëpret organizimin e disa aktiviteteve të rëndësishme rajonale në vendin tonë, si dhe kryesimin e një prej iniciativave më të rëndësishme të rajonit siç është SHBA –Karta e Adriatikut (A 5). 

Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e mbrojtjes nënshkruan një Memorandum të ri Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, risia e të cilit lidhet me përditësimin e  këtij dokumenti me sfidat e reja, përfshirjen dhe identifikimin e fushave të reja  të bashkëpunimit në lidhje me inovacionin dhe kibernetikën, industrinë e mbrojtjes, trajnimet dhe edukimin dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët për Forcat tona të Armatosura.

Ministri u prit në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović dhe Kryeministri Andrej Plenkovic. Ministri  Peleshi i njohu dy krerët e shtetit kroat me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe me reformat e ndërrmarra së fundmi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Edhe në bisedë me Presidentin dhe Kryeministrin, ministri Peleshi shprehu edhe njëherë mirënjohjen për  mbështetjen që Kroacia ka ofruar gjithmonë për integrimin e Shqipërisë, por dhe në rolin që ajo luan për sigurinë dhe paqen e Ballkanit Perëndimor.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë