Ministri i shëndetësisë së Italisë Speranza: Vendi të kalojë drejt zonës së kuqe, qëllimi shmangja e valës së 3 të COVID-19

Ministri i shëndetësisë së Italisë Speranza: Vendi të kalojë drejt zonës së kuqe, qëllimi shmangja e valës së 3 të COVID-19

Ministri i shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza

ITALI- Sipas ministrit të shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza, vendi duhet të kalojë i gjithi drejt zonës së kuqe të shmangur një valë të tretë të koronavirusit, nga 24 dhjetori deri në 7 janar.

Kreu i delegacionit të PD-së Dario Franceschini ka thënë se “Vetëm rregullat më kufizuese gjatë pushimeve do të jenë në gjendje të shmangin një valë të tretë infeksionesh” duke rënë dakord me qëndrimin e ministrit Speranza.

Mocioni i shumicës në senat është plotësuar, duke angazhuar qeverinë të bëjë një rivlerësim të masave të marra, me referencë të veçantë pikës së dekretit e cila konsiston në ndalimin e qarkullit nëpërmjet qyteteve, në datën 25, 26 dhjetor dhe 1 janar.

Ky është mendimi i ministrit të shëndetësisë, por një vendim i tillë ende nuk është marrë nga qeveria, pritet që diskutimet të bëhen sot.  

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025