Ministri i Shëndetësisë Veran: Në Francë 25 % të infektimeve me COVID-19 janë nga varianti britanik

Ministri i Shëndetësisë Veran: Në Francë 25 % të infektimeve me COVID-19 janë nga varianti britanik

Foto e njerëzve me maskë

Variantet e reja të COVID-19 përbëjnë një kërcënim të ri për sa i përket pandemisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, 25% të infektimeve në Francë nga COVID-19 janë nga varianti britanik.

“Shkencëtarët kanë frikë se do të nis një pandemi e re nëse varianti britanik i COVID-19 ‘pushton’ gjithë botën.’, tha ministri francez.

Ai gjatë një konference për shtyp, përmendi edhe variantin brazilian dhe atë të Afrikës së Jugut, duke thënë se ato përbëjnë 4% dhe 5% të rasteve të infektimeve nga COVID-19, pra janë më pak të përhapura në territorin francez.

Në kontrast me vendet fqinje Franca nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID për shmangien e përhapjes së varianteve të reja që prej 15 dhjetorit.

Aktualisht numri i infektimeve nga virusi ka shkuar 3,406,685, ndërkohë që ai i viktimave është 80,803 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Në Francë për vaksinimin e popullsisë po përdoren 3 lloje vaksinash te ndryshme, Pfize, Moderna dhe AstraZeneca.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)