TIRANE - Ministri i Mbrotjes Arben Imami i ka folur në gjuhën angleze homologut të tij, po shqiptar Talat Xhaferri. Në Maqedoni Xhaferri mban postin e ministrit të Mbrojtjes dhe kishte ardhur në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare.
Në takimin që është zhvilluar mes delegacioneve në ambientet e brendshme të ministrisë së Mbrojtjes ministri Imami i ka folur delegacionit në gjuhën angleze. Ndërkohë që vetë ministri Xhaferri ka preferuar që falënderimet dhe e tërë biseda të bëhet në gjuhën shqipe.
Imami ka preferuar t'i thotë në anglisht mbështetjen që Shqipëria i jep Maqedonisë për integrimin e saj në NATO, ndërkohë që ministri Xhaferri duke i thënë "Faleminderit" në shqip gjithë fjalën e tij e mbajti po në gjuhën amë.
Ministri i Mbrojties së Republikës së Maqedonisë ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare ku veç takimit me homologun e tij, do të zhvillojë dhe një serë takimesh me drejtues të shtetit shqiptar.
.
/Shqiptarja.com