Ministri italian i Drejtësisë në
Tiranë, takohet me Ramën

Ministri italian i Drejtësisë në<br />Tiranë, takohet me Ramën<br>
Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, është sot në Tiranë për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në axhendën e ministrit italian janë parashikuar takime me kryeministrin Rama dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndërkohë në llogarinë e ministrit italian në Tëitter, është postuar një foto në të cilën ai shfaqet gjatë takimit me kryeministrin Rama.

“Ditë takimesh në Tiranë për të intensifikuar marrëdhëniet gjyqësore mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Takim shumë pozitiv me kryeministrin Rama”, shkruan i pari i drejtësisë italiane.

twittertwitter
(Statusi i bërë në twitter nga ministri italian)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut