Një tortë me pistoleta dhe një lak, simbol i varjeve dhe dënimit me vdekje, ka hapur debat për ministrin izraelit Itamar Ben-Gvir, në festën e 50-vjetorit. Sipas The Times of Israel, dekorimet lidhen me qëndrimet e tij për rikthimin e dënimit me vdekje në Izrael, veçanërisht për palestinezët e akuzuar për terrorizëm.

Pamjet e tortës u publikuan nga partia e tij Otzma Yehudit. Në të shihej edhe një hartë me flamurin izraelit që përfshinte Gazën dhe Bregun Perëndimor. Festa u mbajt pranë qytetit Ashdod, me pjesëmarrjen e politikanëve dhe figurave të së djathtës.

Edhe bashkëshortja i dhuroi një tortë tjetër, sërish me simbolin e lakut, shoqëruar me mesazhin: “Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet.”


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Propozimi i ri i Iranit është i papranueshëm! Garda Revolucionare: Presidenti i SHBA mes një lufte të pamundur dhe një marrëveshjeje të keqe