Ministri izraelit:Zgjedhja e Trump
nënkupton fundin e Palestinës

Ministri izraelit:Zgjedhja e Trump<br />nënkupton fundin e Palestinës
Një ministër i lartë i kabinetit izraelit është shprehur se zgjedhja e Donald Trump ndihmon që të krijohet një mundësi që Izraeli të braktisë angazhimin e saj për shtetin Palestinez.
 
Deklaratat nga Naftali Bennett pasqyrojnë ndjenjat nacionale të krahut të djathtë izraelit se zgjedhja e Donlad Trump mund të shoqërohet me një epokë të re të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Ndërsa dy vendet janë aleatë marrëdhëniet kanë qenë shpesh të tensionuara mes presidentit Barck Obama dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu për shkak të pikëpamjeve të ndryshme.
 
Bennet javën e kaluar përshëndeti zgjedhjet e Donald Trump duke parashikuar një marrëdhënie speciale me SHBA. Ai ishte i bindur se marrëdhënia do të bëhej më e fortë ndërsa vuri në dukje se në platformën e fushatës republikanët nuk e përmendën ekzistencën e një shteti palestinez.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste