Ministri Jambon: Evituam një sulm
serioz në Bruksel

Ministri Jambon: Evituam një sulm<br />serioz në Bruksel
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Jan Jambon, është shprehur se është evituar një sulm serioz, pasi një sulmues vetvrasës i dyshuar, që kishte planifikuar eksplodimin e një bombe të madhe, ka shkaktuar vetëm një shpërthim të vogël gjatë mesnatës së djeshme në stacionin hekurudhor qëndror të Brukselit.

Ai kishte planifikuar eksplodimin e bombës së madhe, por në fund ishte vetëm një eksplodim i vogël ndaj të cilit ushtarët reaguan menjëherë”, tha ministri i Brendshëm Jambon, duke shtuar më tej se “diçka shumë më e keqe është evituar”.

Ndërkohë mësohet se i dyshuari ka vdekur pasi ishte qëlluar nga policia.

Prokurorët federalë të Belgjikës thanë se konsiderojnë se ky ishte sulm terrorist.

Raportet në media në të cilat është cituar një burim i paidentifikuar, thanë se bomba e cila kishte dështuar të eksplodojë plotësisht ishte e mbushur me gozhda dhe ishte e ngjashme me një paisje që është përdorur në sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në metrone e qytetit në mars të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë 32 vetë.

I dyshuari është identifikuar si një mashkull 37 vjeçar nga lagja Molenbeek në Bruksel, kanë raportuar mediat e Belgjikës.

Molenbeek ka një popullsi të madhe imigrante dhe në të kanë banuar disa persona të involvuar në sulmet e Shtetit Islamik në Paris dhe Bruksel, në vitet 2015 dhe 2016.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset