Ministri Klosi nga Divjaka: Ky sezon turistik, shumë herë më i mirë se i kaluari

Divjakë- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimi të mbajtur në qendrën e informimit të vizitorëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta me Komitetin Rajonal të Turizmit u shpreh se këtë vit sezoni turistik është shumë herë më i mirë, ndonëse problemet nuk janë eliminuar tërësisht.

Në fjalën e tij, kreu i turizmit shprehu bindjen se rritja e numrit të turistëve do të vijojë edhe gjatë muajit gusht edhe për shkak të përparësisë së zhvillimit që ishtë dhënë zonës.

Më tej ministri Klosi kërkoi nga drejtuesit vendorë që të shtojnë masat për të rritur sigurinë në plazhe dhe minimizimin e problematikave që lidhen me mjedisin dhe shërbimet.

Zona e Divjakës është në planet e një zhvillimi turistik por që në bazë të përpjekeve vazhdueshme që ka bërë kryetari i bashkisë.  

Mendoj që është një sezon shumë më i pastër, pjesa e plazheve dhe e rërës është padyshim si asnjëherë tjetër 100% e kontrolluar dhe investimi i bërë para se të fillonte sezoni për të realizuar këtë pastërti bën të mundur që gjatë sezonit të kemi shumë më pak punë por edhe një punë e cila të bën të ndihesh mirë sepse mban pastër një gjë që është e pastër.

Falë një sistemi të ri të mbrojtjes së jetëve në plazhet tona, kemi shumë më pak ngjarje tragjike në plazhet tona paçka se ato duhet të ishin eliminuar por është shtimi shumë i madh i njerëzve që frekuentojnë plazhet do të ketë edhe ngjarjet e veta, por realizimi për herë të parë i një rrjeti të plotë, pikash vrojtimi dhe po ashtu 250 ruajtësve të jetës në plazh në të gjithë territorin e plazheve shqiptare ka bërë të mundur që të kemi  siguri më të madhe dhe jetë shumë më tepër të shpëtuara, nga këta ruajtës duke na bërë ne që të kuptojmë që kemi shumë më tepër nevojë që të shtojmë numrin e ruajtësve të plazhit dhe të shkojmë në zbatim të plotë të vendimit të qeverisë që për cdo territor që shfrytëzohet nga një kompani private të ketë një ruajtës të jetës në plazh.

Blendi Klosi, ministër

Ndërsa zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, tha se gjithë qarku i Fierit duhet të krijojë një strategji për të nxitur zhvillimin e turizmit duke pasur si model Divjakën apo edhe Vlorën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja