
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë fjalës së tij në Kuvend sot, ka folur lidhur me draftin për Kodin e ri Penal për ë cilin Lamallari tha se mund të matet me numrin e dispozitave, por me cilësinë dhe garancinë që jep.
“Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai ka, por në thelb matet me cilësinë dhe garancitë që ai ofron në mbrojtje të interesit publik, të qytetarëve, të ekonomisë dhe parandalimit të tendencave kriminale. Nuk është nevoja të bëj referenca në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian të cilat kanë Kode me 700 apo 800 dispozita, si Italia, Spanja etj. Si harmonizohen dispozitat në një Kod kjo i përket teknikës legjislative. E rëndësishme është që ne të adresojmë 54 direktivat e Bashkimit Evropian të cilat duhet të bëhen pjesë e kuadrit ligjor vendas. Dhe në fund të kemi një produkt që garanton gjithëpërfshirjen dhe transparencën”, tha Lamallari.
Ndër të tjera ai theksoi se në finale të këtij procesi do të kemi një produkt i cili ka për të qenë më i miri që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe se Kodi i ri Penal do të ketë gjithashtu dakordësinë e Komisionit Evropian.
Lajmi kryesor:
Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë











