Ministri lituanez: BE-ja të çelin
negociatat me Shqipërinë këtë vit
Ministri Linkevicius konfirmoi qëndrimin mbështetës të Lituanisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim të BE me Shqipërinë gjatë këtij viti.
Ministri i Jashtëm, Bushati, në kuadër të një turi rajonal në vendet Baltike, po zhvillon një vizitë në Lituani, ku ka takuar homologun e tij, Linas LINKEVIČIUS, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rëndësinë e gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik.
Dy ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij.
Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim.
Ministri Linkevicius konfirmoi qëndrimin mbështetës të Lituanisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim të BE me Shqipërinë gjatë këtij viti.
Ministrat diskutuan mbi situatën në rajon. Ministri Linkevicius vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.
Gjithashtu, Bushati pati një takim me anëtarë të Komitetit për Punët e Jashtme, Komitetit për Çështjet Evropiane dhe anëtarë të Grupit për marrëdhëniet ndërparlamentare me Vendet e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin lituanez.
Gjatë takimit, Bushati njohu deputetet me progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe pritshmëritë në këtë kontekst.
Deputetët lituanezë vlerësuan progresin në adresimin e priorieteteve kyçe, dhe ndanë mendimin për rëndësinë që ka Zgjerimi jo vetëm për zhvillimin e vendeve aspirante, por dhe për forcimin e sigurisë së Unionit në përgjithësi.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3978
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
15 Janar, 13:59
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion
15 Janar, 13:40
-
'Arratiset' nga Los Anxhelos me avion privat, Leonardo DiCaprio 'kryqëzohet' në rrjet
15 Janar, 13:37