Ministri Lleshaj vizitë në Turqi, takon homologun turk Soylu "Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve"

Ministri Lleshaj vizitë në Turqi, takon homologun turk Soylu

Ne foto ministri Sander Lleshaj dhe homologu i tij turk

Turqi-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu.
Gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme, ministri Soylu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, bashkëpunim i cili sipas tij, mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e madhe të faktorit shqiptar në Turqi. 

Më tej z. Soylu e vuri theksin në krijimin e një klime më të ngushtë komunikimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit, për të cilat kërkoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Lleshaj në fjalën e tij ndau qëndrime të njëjta me homologun turk lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe shprehu angazhimin për një intensifikim të përpjekjeve për të adresuar së bashku çështje të rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip