Ministri Mërkiç: Edhe po të jetë
kusht i BE, Serbia s'e njeh Kosovën

BEOGRAD - Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivan Mërkiç ka deklaruar se vendimi i Brukselit që Serbisë t’i caktohet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE nuk ka lidhje me pavarësinë e Kosovës, njofton B92.
 
Ai ka vlerësuar se bëhet fjalë për një çështje më të komplikuar e në të cilën kanë ndikuar qeveria e shtetit dhe bisedimet Beograd – Prishtinë.
 
"Nëse ndokush mendon, ndoshta për nevoja sensacioni, se ne në prag të vendimit për pranim të Serbisë në BE do të kushtëzohemi me njohje të Kosovës, ne këtë nuk do ta bëjmë”, ka thënë Mërkiç për gazetën e Beogradit "Politika".
 
Ai ka theksuar se serbët në Kosovë “tani janë 100 herë më të sigurt se para fillimit të negociatave dhe të Marrëveshjes së Brukselit dhe të asaj që ndodhi pas tyre".
 
"Tani do të jemi shumë më të pranishëm. Kjo duhet të kuptohet. Tani është Asociacioni serb i komunave, komunat serbe,të cilat i njeh çdokush dhe të cilat kanë ingerenca për të vepruar sipas interesit të vet. Këtë Prishtina duhet ta respektojë", ka thënë Mërkiç.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë