Në një sondazh të zhvilluar nga Shqiptarja.com tre ditët e vundit dhe ku votuan 1751 njerëz lidhur me performancën e ministrave të qeverisë “Rama 2”, përdoruesit kanë përcaktuar se cilët janë të preferuarit e tyre dhe ata më pak të pëlqyer për punën e bërë.
Listën negative për performancën më të ulët e udhëheq Arben Ahmetaj me 365 vota.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave ka vetëm një votë më shumë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ndodhet i dyti për performancën më të ulët.
Në vend të tretë ndodhet ministrja Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Ogerta Manastirliu me 294 vota, ndërsa në vend të katër ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me 269 vota.
Ministrat që vijnë pas tyre kanë në mënyrë drastike më pak vota, çka e bënë edhe më të qartë kundërshtinë e votuesve, kryesisht për katërshen e mësipërme.
Në fakt, në vend të pestë për performancën më të dobët është ministri i Infrastrukrurës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri me vetëm 89 vota, i ndjekur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla me 77 vota.
Etilda Gjonaj e drejtësisë dhe Ditmir Bushati i Ministrisë së jashtme kanë përkatësisht 58 dhe 57 vota.
Ministrat me performancën më të dobët sipas votuesve të Shqiptarja.com
Më pak të votuarit si ministra me performancë të keqe janë përkatësisht: Sonila Qato (Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes) me 51 vota, Pandeli Majko (Ministër i Shtetit për Diasporën) me 46 vota, Blendi Klosi (Ministër i Turizmit dhe Mjedisit) me 38 vota, Niko peleshi (Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural) me 24 vota.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaxhka, ka marrë më pak vota, duke e bërë automatikisht atë si ministren me performancën më të lartë sipas votuesve në sondazhin e shqiptarja.com.
Në fakt, Xhaçka ka marrë vetëm 19 vota lidhur me performancën e ulët.
Ministrat me pak të votuar për performancë të dobët
Per Hametaj qe eshte me i deshtuari duket ne ca niveli eshte katandisur ekonomia, po per te tjeret duke ditur nivelin e dobet te ministrave qe Z Rama zhgjedh per me naxhim me te kollajt, kjo pritej njerez medioker nen mesatare si me kapacitet dhe qe dalin me buzeqeshje te ngrire dhe fallco cfar prisni disfat mbas disfate.
PërgjigjuBravo teknikat ala enver hoxha hajt se heqim tahirin beqajn e kompani dhe smban pergjegjesi askush tani heqim ahmetajn e gjiknurin dhe cdo gje ok ai altini atje poshte thote duan te na percajne partine se eshte tipik komunist partia mbi te gjitha... ku sna hudhi nje nukleare ai kim jongu tna bote nder ne dhe njerezimit
PërgjigjuHa ha ha i nxorri gjithe kalamajte e ministrise Beni te shkrujne komente negative. E sakte, Ahmetaj eshte me mostra, kur***** dhe i korruptuari.
PërgjigjuSondazhi i Shqiptarja.com eshte shume i sakte dhe kjo tregon qe timonieri duhet te mos pres shtatorin por te filloj qe tani te zenendesoj Ahmetajn , Gjiknurin , Kumbaron per pwrfirmance te dobet . Korrupsioni dhe bonesat ne perfundimit te projekteve si dhe mis realizimi i objektivave te jene kriteret baze . Habitem me timonierin , qe ka Ervin Bushatin financuer klasi dhe na mban skoma Ahmwtajn . Nuk e di se cfar kane keto te dy ne plan
PërgjigjuTurp per te gjithe ata ministra qe kane sulmuar koleget e tyre vetem per te dale mire nga ky sondazh qe ska asnje lloj vlere.
PërgjigjuNe krye qenkan ministrat qe kane punuar me mire. Se kuptoj pse merreni akoma me keto budalliqe.
PërgjigjuKeto jane sondazhe kot, nuk kane asnje baze te vertete. Keto behen per te percare PS-ne dhe ata qe bien pre jane te dobet.
Përgjigju