TIRANË - Një ditë pas akuzës së Partisë Demokratike se në Avokaturën e Shtetit janë emëruar njerëz me probleme me drejtësinë, ka ardhur urdhri i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për ushtrim kontrolli në këtë Institucion.
Urdhri i ministrit të Drejtësisë për kontroll ka të bëjë me verifikimin e procedurave dhe kritereve të zbatuara në emërimet dhe lirimet e punonjësve nga detyra. Kontrolli i urdhëruar nga ministri Naço do të jetë për periudhën e qeverisë së re, nga muaji shtator 2013-Qershor 2014.
Ditën e djeshme, PD përmes zëdhënëses së saj ka denoncuar emërimin e Skerdilajd Dalipit në krye të Avokaturës së Shtetit në Durrës. Sipas PD, Skerdilajd Dalipi është dënuar 6 muaj më parë.
Ndërkohë që po ditën e djeshme ka reaguar edhe institucioni i Avokaturës së Shtetit, duke deklaruar se Dalipi nuk rezulton i dënuar dhe ka dhënë dorëheqje në muajin maj pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Sipas Avokaturës së Shtetit, çështja e Skerdilajd Dalipit aktualisht është në Gjykatën e Apelit dhe deri në përfundim të procesit gjyqësor ai quhet i pafajshëm
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD: Rama ia beson Avokaturën e Shtetit, të dënuarit