KUKËS – Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka fotografuar votën e tij dhe e ka publikuar në Fb?! Të paktën kjo gjë dukej në profilin e tij deri në orën 16:45 para se ta fshinte. Aty ishte pasqyruar fotoja e shoqëruar edhe me një deklaratë.
 
Ministri dhe kandidati i PD-së në Kukës, shkruante: “Un votova, i dhashë vlere votes time duke votuar nr e fatit, nr ''44'' Partia Demokratike e Shqipërisë, Prof. Dr Sali Sali Berisha, Perpara...! nje perkrahes i partis demokratike ju ftoj dhe ju te beni gjen e duhur duke votuar nr.44 Perpara me nje fitore sa me te thell perpara !!”

flamur noka vota
 
Fotografia e publikuar prej ministrit dhe shënimi i tij morën pëqime dhe ngjallën reagime edhe pozitive, edhe negative. Njeri prej komentuesve i bëri edhe vërejtje ministrit për shkrimin me gabime dhe mosnjohjen e gramatikës.
 
Ai komenton: “Zoti ministër, ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë status ishte gramatika. Me gjithe respektin, nuk shkruhet 'thell' por thellë, jo 'partis' por partisë dhe e fundit jo 'gjen' por gjënë. Gjithësesi, ju uroj fitore! Edhe diçka tjetër... Nuk shkruhet 'un' por unë dhe nuk shkruhet 'dhash' por dhashë. P.S. Uroj të mos e fshini komentin tim! Faleminderit!” përfundonte komentuesi.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)