Ministri Panariti viziton panairin e ushqimit në shkollën 9-vjeçare “Turgut Özal”

/ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, vizitoi të premten panairin e ushqimit, me gatime të ndryshme, që është çelur në ambjentet e shkollës 9-vjeçare "Turgut Özal" në Tiranë, me ndihmën e nxënesve dhe prindërve të tyre.
Mes tavolinave të panairit, në shoqërinë e stafit drejtues të shkollës, ministri Panariti u fotografua duke biseduar me nxënësit e fillores për produktet e nxjerra në shitje.
Vizita në panair u pasua me një bisedë me drejtorin e shkollës, Selman Fettaho. Ministri Panariti i propozoi drejtorit që një panair të tillë ta zhvillojnë pranë ministrisë që ai drejton.
Panairi i ushqimit është një organizim i përvitshëm i Klubit "Shpresa", i cili përbëhet nga nxënës vullnetarë të shkollës "Turgut Özal". Ndihmat e mbledhura nëpërmjet organizimeve të kësaj natyre shkojnë në familje në nevojë, jetimore si dhe në spitale ku shtrohen fëmijët e sëmurë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë