Peleshi thotë se Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë në Ballkan.
Ministri i Bujqësisë deklaron se “nga pranvera do të dalin shpalljet e para për ato projekte të mbetura për mungesë fondesh, të bëhen gati me dokumentet përkatëse për të përfituar fondet”.
Nga pranvera do të shpallin thirrjen e parë për , projektet e ngelura për shkak gjendjeve financiare, të bëhen gati.
Ministri e ndanë në tre masa shpërndarjen e fondeve nga Bashkimi Evropian, në financim për bujqësinë, fermerët dhe për zhvillimin e fshatrave.
Fondet ndahen në tre Masa
"Në Masën e parë do të ketë 31.4 milion euro investime. ku do të fillojë nga 10 mijë euro deri në 50 mijë euro. 70 % të fondeve të financimit do të shpërndahen me grante.
Në Masën e dytë do të financohen 26.5 milion euro ku 60% e do të shkojë për fermerët e rinj deri në 40 vjeç.
Në Masën e tretë do të financohen 93 milion euro për diversifikimin e fermave, mbështetjen e bizneseve të tjera, përveç bujqësisë, siç janë agro turizmi dhe ndërtimi i inkubatorëve që mund të rrisin mirëqenien në fshat.”deklaron Ministri Peleshi. "Sot janë shumëfishuar mundësitë e mirëqenies në fshat”, shton ai.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

VIDEO










