Ministri Peleshi me të rinjtë:Oborri i
Ministrisë pikë takimi për inovacionin

Ministri Peleshi me të rinjtë:Oborri i<br />Ministrisë pikë takimi për inovacionin<br>
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka pritur në ambientet e Ministrisë një grup të rinjsh sipërmarrës në fushën e agroturizmit e bujqësisë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Peleshi shkruan se oborri i ministrisë do të kthehet në një pikë takimi për inovacionin dhe idetë e reja.

Sapo kemi filluar një rrugë të re. Të vështire por të bukur. Oborri i ministrisë do të kthehet në një pikë takimi për inovacionin dhe idetë e reja. Në konkurrencë me kafet e bllokut, por këtu konsumohet jo vetëm kafe”, skruan Peleshi në facebook.

Postimi i plotë i Niko Peleshit në facebook:
A është trendy apo në modë të merresh me bujqësine, ushqimin, fshatin? Jo, por ky grup të rinjsh, në moshë apo ide, janë një përjashtim interesant. Janë të gjithë sipërmarrës në fushën e agroturizmit, bujqësisë organike, prodhimit të verës tipike nga rrushi autokton, fermave dietike, blogera të ushqimit dhe gatimeve karakteristike, certifikimit të produkteve bio, organizimit të eventeve të frymezuara nga tradita etj.

Ne i quajtëm "food lovers" por në fakt janë më shumë se kaq. Janë shenja e parë e një hapësire të pafund mundësish biznesi dhe inovacioni në bujqësi, ushqim dhe zhvillim rural. Sapo kemi filluar një rrugë të re. Të vështire por të bukur. Oborri i ministrisë do të kthehet në një pikë takimi për inovacionin dhe idetë e reja. Në konkurrencë me kafet e bllokut, por këtu konsumohet jo vetëm kafe.

peleshi
  (Ministri Peleshi në takimin me të rinjtë sipërmarrës)

 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf