Ministri Peleshi në Letoni, takon homologun e tij: Do të vijojmë kontributin në misionin e NATO-s në veri të Evropës
Ministri i letonez Artis Pabriks dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Pas vizitës zyrtare në Estoni, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me ftesë të homologut të tij Artis Pabriks, vijoi vizitën në Letoni.
Dy delegacionet zhvilluan një takim miqësor, në të cilin patën mundësinë të ndanin mendimet dhe idetë e tyre për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ku interes të veçantë përbëjnë fushat e arsimimit ushtarak dhe komunikimit strategjik.
Peleshi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vijueshme që Letonia i ka dhënë Shqipërisë jo vetëm gjatë procesit të anëtarësimit në NATO, por edhe në përpjekjet që vendi ynë po bën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Të dy ministrat vlerësuan kontributet respektive në angazhimet në kuadër të Aleancës si edhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur vendimet dhe angazhimet që priten të konfirmohen në Samitin e NATO-s në Bruksel.
Ministri i Mbrojtjes rikonfirmoi vijimin e prezencës me një togë EOD në Camp Adazi, në kuadër të misionit të NATO-s “enhanced Forward Presence”. Ai falenderoi ministrin Pabriks për të gjithë mbështetjen që pala letoneze i siguron kontingjentit shqiptar, në mënyrë te veçantë gjatë ngjarjes tragjike të ndodhur dy vite më parë ku humbën jetën dy ushtarakë shqiptarë.
Pas takimit në Ministrinë e Mbrojtjes, Peleshi udhëtoi për në Camp Adazi ku u takua me zyrtarët ushtarakë letonezë dhe drejtuesit kanadezë të grup-batalionit. Në takimin me kontingjentin shqiptar, ministri përgëzoi personelin e FARSH në misionin “enhanced Forward Presence” për kontributin në mbrojtjen kolektive, profesionalizmin e tyre si edhe për vlerësimin e lartë që ata kanë tek kolegët e vendeve partnere.
Ministri i Mbrojtjes vendosi një kurorë me lule në memorialin e dëshmorëve të atdheut, major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës dy vjet më parë.
Foto nga takimi
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Herdi Prenga 90 minuta në fushë, ekipi i tij mposht Ajaxin në Europa League
24 Janar, 09:35
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23