Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Sllovenisë Marjan Ŝarec, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vizitoi sot Slloveninë, për të diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në bisedën mes dy ministrave u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Sllovenisë jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Ministri Niko Peleshi theksoi se Sllovenia është një partnere e Shqipërisë dhe një mbështetëse e saj në rrugën e gjatë të integrimit në Bashkimin Europian.
Në konferencën e përbashkët për mediat, Peleshi tha se e njoftoi homologun e tij Ŝarec mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi reformat e realizuara si dhe angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare drejt përmbushjes së objektivit madhor atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Duke vënë theksin tek roli i Shqipërisë në favor të fqinjësisë së mirë, prosperitetit dhe promovimit të vlerave demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ministri Peleshi tha se kërkoi nga homologu slloven të vijonte mbështetjen në përfshirjen e Kosovës në nisma rajonale, në të cilat ajo mund të japë kontributin e saj dhe të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal.
Ministri i Mbrojtjes e njohu ministrin Ŝarec edhe me reformat dhe vëmendjen e veçantë të qeverisë shqiptare për reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu investime në fushën e mbrojtjes kibernetike, në industrinë ushtarake si dhe përmirësimin e ndjeshëm të trajtimit financiar të ushtarakëve.
“Një vëmendje të veçantë po I kushtohet reformave në fushën e edukimit dhe trajnimit të personelit të Forcave të Armatosura, për të cilat personalisht besoj fort se një investim i tillë sot do të sjellë një të ardhme më të ndritur dhe cilësore për ushtrinë shqiptare”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.
Ministrat e Shqipërisë dhe Sllovenisë shkëmbyem ide dhe ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes si dhe angazhuan stafet respektive në hartimin dhe implementimin konkret të këtyre ideve.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Kuvendi/ Peleshi: Vendimi i Administratives i gabuar, hyri në kompetencat e Kuvendit, por ne s’do djegim karriget! Të diskutojmë për buxhetin, t’i kthehemi normalitetit
7 Nëntor, 10:35
-
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
28 Tetor, 11:09
-
'Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit!' Peleshi mbledh grupin PS e lë porositë: S'e ndalim aktivitetin parlamentar
14 Tetor, 11:02
-
Kaosi në Kuvend dhe protesta e opozitës, Peleshi: S’ka arsye për qeveri teknike! Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe
4 Tetor, 13:50
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
PD deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me PS! Peleshi: Ne ecim para, skenarët e dhunës e bojkotit, të pasuksesshme! Burgosjen e Salianjit e vendosi drejtësia
30 Shtator, 11:51
-
Votimi në Kuvend/ Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla caktohet anëtare të komisionin Edukimit, Peleshi te Komisioni i Jashtëm
19 Shtator, 17:47
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
FOTO/ Gazment Bardhi ‘konsultohet’ me Peleshin, Rama kërkon fjalën nga Spiropali: Jam unë tani
12 Shtator, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës votohet të enjten në Kuvend, Peleshi: S’kemi vendim politik, kërkojmë opinion nga 'Venecia'! Bardhi kërkon interpelancë me Ramën për skandalin e mbetjeve
10 Shtator, 11:21