Një lajm i pazakontë vjen nga Rumania. Ministri rumun i Kulturës, Vlad Alexandrescu ka njoftuar këtë të mërkurë dorëheqjen e tij nëpërmjet faqes personale në Facebook.

”Zoti kryeministër, përballë rezistencës së padepërtueshme ndaj ndryshimeve strukturore që u përpoqa të inicioj, zhvilloj dhe zbatoj në institucionet kulturore të Rumanisë, përballë armiqësisë së pareshtur të zyrtarëve refraktarë ndaj rimodelimit të mënyrave të funksionimit të institucioneve kulturore publike dhe marrëdhënieve mes sektorit të pavarur dhe atij publik, unë ju paraqes dorëheqjen”, shkruan në Facebook ministri rumun i Kulturës, Alexandrescu, pas kërkesës së kryeministrit Dacian Ciolos i cili i kërkonte të dorëhiqej.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)