Ministri serb:S'ka turp për sulmet
e përgjakshme ndaj shqiptarëve

Ministri serb:S'ka turp për sulmet<br />e përgjakshme ndaj shqiptarëve
Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin, ka nderuar një të dënuar të luftës për rolin e tij kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në 1999, duke thënë se Serbia nuk duhet të ketë turp për një goditje të përgjakshme ndaj atyre që ai i quajti "separatistë etnikë shqiptarë".
 
"Koha e turpit është zhdukur, është koha për një krenari të qetë," tha Vulin. I pranishëm me të ishte edhe ish-gjenerali Vladimir Lazarevic, i cili u dënua me 14 vjet burg nga Gjykata e Hagës për mizoritë e kryera nga trupat serbe në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s, e cila ndaloi goditjen.

Lazareviç, komandanti i trupave serbe gjatë luftës në Kosovë që u dënua se la 10.000 njerëz të vdekur dhe mijëra të pastrehë. Ai u lirua nga burgu pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij. Vulin tha se Lazareviç dhe ushtarë të tjerë serbë që luftuan në Kosovë "kanë arsye për t'u shënuar si më të mirët ndër më të mirët dhe më të trimët në mesin e trimëve", tha ndër të tjera Vulin./ Washingtonpost

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër